Rep-artistja shqiptare, Loredana, që një kohë po vazhdon të thyej rekorde në tregun muzikor gjerman.
Ajo po shfaqet mjaft unike në projektet muzikore, përfshirë edhe bashkëpunimet me emra të njohur.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka bashkuar forcat me reperin gjerman.
Lori së bashku me UFO 361 të enjten do të publikojnë këngën “Kein Hunger”, që në shqip do të thotë “Jo i uritur”.
Dueti mes dyshes së njohur do të jetë në platformat digjitale të enjten në ora 23:59, ku në të njëjtën kohë do të lansohet edhe albumi i saj.
“Në po të njëjtën kohë do të publikohet albumi Medusa”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Vlen të përmendet se artistja ditë më parë ka dhuruar 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. /Telegrafi/