Site icon Telegrafi

Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Mozzik

Ndonëse gjatë kësaj kohe pushtuan shtypin rozë me raportin e tyre, ata po vazhdojnë të marrin vëmendje akoma.

Fjala është për ish-çiftin e njohur shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi, të cilët u distancuan nga njëri-tjetri muaj më parë, por që ende janë në fokus të publikut.

Së fundmi, është ish-partnerja e reperit ferizajas, Lori, ajo e cila me postimin e fundit të publikuar në rrjetet sociale befasoi të gjithë, gjë që lë të kuptohet mjaft shumë.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto: Instagram)

Në fakt, fjala është për një video të Loredanës të realizuar në makinë, e cila shfaqet duke e kënduar këngën e re të Mozzik “Dhelpër Dinake”, që thuhet se ia ka dedikuar asaj.

Lexo po ashtu Loredana flet për këngën e re të Mozzikut "Dhelpër dinake": Unë jam dhelpër

Madje, ajo poshtë atij postimi ka vënë edhe ‘linkun’ e kësaj kënge, në mënyrë që fansat e saj të mund ta shikojnë.

Nuk dihet se për çfarë saktësisht reperja Zefi e bëri këtë, por presim që në vazhdim të mësohet e vërteta mes dyshes së famshme.

Të njëjtit nga kjo martesë kanë edhe një vajzë 11-muajshe të quajtur, Hana, ku momentalisht është gjëja e vetme që i mban më afër Mozzikun dhe Loredanën, përkundër shumë bashkëpunimeve të suksesshme që sollën. /Telegrafi/

Exit mobile version