Reperja shqiptare, Loredana krahas karrierës muzikore komentohet edhe për jetën private.
Artistja me pre ardhje shqiptare e cila është mjaft e ndjekur dhe aktive edhe në rrjetet sociale dhe ndan me fansa edhe përditshmërinë e saj.
Së fundmi, krijuesja e hitit “Sonnenbrille” ka pozuar përkrah futbollistit brazilian të PSG-së, Neymar.
Loredana dhe Neymar shihen pranë një makine luksoze ndërsa përball tyre ndodhen kamera dhe fotografë të shumtë.
Reperja nuk ka zbuluar më shumë detaje duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e fansave të tyre.
Në anën tjetër, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte, teksa edhe po punon në projekte të reja muzikore.
Kujtojmë që reperja përveç kësaj është edhe një nënë e përkushtuar e një vajzë, që erdhi si rezultat i lidhjes për shumë vite me reperin Mozzik. /Telegrafi/