Telegrafi

Loredana paralajmëron këngën e re, është bashkëpunim

Loredana Zefi/ Foto: Instagram

Rap – artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. 

Biondja bëri të ditur se po vjen me një bashkëpunim, por nuk e ka bërë publike akoma emrin e artistit.

Megjithatë, bukuroshja e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndarë disa postime në rrjetet sociale, ndërsa tregon dukjen e saj në klipin e ri.

E veshur me një kostum ngjyrë neoni, 24-vjeçarja duket tejet në formë dhe nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendje me këtë pamje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Loredana para pak javësh ka lansuar duetin me bashkëshortin e saj, Mozzik, të titulluar “Eiskalt”, i cili u mirëprit nga publiku.

Kjo këngë tashmë në kanalin zyrtar, YouTube, ka grumbulluar mbi 15 milionë shikime. /Telegrafi/