Site icon Telegrafi

Loredana nominohet edhe sivjet për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve MTV EMA

Loredana Zefi me çmimin "Performuesja më e mirë zvicerane" në MTV Europe Music Awards (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Rep-artistja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në tregun gjerman të muzikës.

Vitin e kaluar ajo u zgjodh si “Performuesja më e mirë zvicerane” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ajo tani është nominuar edhe sivjet për të njëjtin çmim, si një ndër artistet më influencuese në industrinë e muzikës zvicerane.

Loredana Zefi me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Të martën, MTV EMA 2020 shpalli nominimet për të gjitha kategoritë, përfshirë ato për artistët më të mirë të shteteve evropiane.

Të nominuar për çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” sivjet janë: Loredana, Sevem, Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Foto: MTV EMA

Reperja me prejardhje nga Ferizaj u bëri thirrje ndjekësve të saj në InstaStory që të votojnë për të, me mundësinë që ajo ta fitojë edhe sivjet këtë çmim.

Në MTV EMA 2020, Loredana Zefi nuk është shqiptarja e vetme e nominuar, pasi edhe artistja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka gjithsej katër nominime në eventin e madh të ndarjes së çmimeve këtë vit. /Telegrafi/

Foto: Loredana Zefi/InstaStory
Exit mobile version