Site icon Telegrafi

Loredana në lidhje të re me reperin Zuna? Postimet e përbashkëta të dyshes në Instagram përforcojnë dyshimet se mes tyre ka më shumë se miqësi

Reperja me prejardhje nga komuna e Ferizajt, Loredana Zefi, vazhdon të jetë e shumë komentuar në media dhe atë jo vetëm karrierën e saj.

Tejet të diskutuara së fundmi kanë qenë deklaratat e saj për ndarjen nga reperi Mozzik, për të cilat ai më pas bëri një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur fajtore për arsyet e distancimit mes tyre.

Sido që të jetë, Loredana së fundmi është komentuar nga fansat të cilët kanë aluduar se ajo ka treguar një afrimitet më të madh se sa thjeshtë miqësor me reperin Zuna, i cili është mik i ngushtë i reperit me prejardhje shqiptare, Azet.

Lexo po ashtu Dhurata Dora dhe Azet konfirmojnë bashkëpunimin, zbulojnë pak nga kënga e tyre e re

Një video e publikuar në Instagram, ku Zuna shfaqej në aeroplan dhe një vajzë bionde e shtrirë në prehrin e tij [e aluduar si Loredana], u bë shkas i këtyre spekulimeve.

Por ndaj këtyre lajmeve nuk pati një qëndrim zyrtar nga Loredana lidhur me këto aludime të mediave, një prej të cilave e ka bërë edhe e përditshmja zvicerane 20 Minuten, e cila njëherësh ishte e para që shkroi për skandalin e saj të madh vitin e kaluar.

Mirëpo disa postime të fundit në rrjetet sociale nga vet dyshja kanë përforcuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka.

Zuna publikoi një fotografi ku shfaqej në veturën e tij luksoze të tipit ‘Mercedes’, teksa zbulonte vetëm një pjesë të krahut të tij me tatuazhe.

Foto: Zuna/InstaStory

Dhe më pas, ishte Loredana ajo e cila në InstaStory publikoi disa imazhe ku shfaqej në sediljen e parë të po të njëjtës veturë, me ç’rast kishte kapur edhe pantallonat e shoferit, të cilat kanë të njëjtin dizajn dhe ngjyrë me ato që shihen në fotografinë e Zuna-s.

Foto: Loredana/InstaStory

Loredana tregoi po ashtu dorën e saj me tatuazhe, modelin e thonjve si dhe aksesorët e saj, teksa kështu përforcoi edhe më tepër dyshimet se ishte ajo në këtë shëtitje me veturë me reperin Zuna, për të cilin po aludohet se ka krijuar një raport më shumë se miqësor.

Sido që të jetë, duket se është koha ajo që do ta tregojë më së miri se çfarë raporti ka në të vërtetë mes dyshes në fjalë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version