Site icon Telegrafi

Loredana i kundërvihet komentuesit që e pyeti nëse e bleu xhaketen me paratë e zviceranes: E bleva nga klikimet tuaja

Mozzi dhe Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rap-artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, po vazhdon të mbetet një prej emrave më të përfolur në media.

Pas skandalit të akuzave nga çifti zviceran për zhvatje parash, Loredana në një konferencë të hapur për media të premten në Prishtinë, deklaroi se nuk ka të bëjë fare me rastin dhe nuk ka kërcënuar askënd.

Lexo po ashtu Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit

Më pas, ajo u nis për të kryer xhirimet e klipit, teksa disa fotografi nga xhirimet i ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ajo u shfaq mjaft e kuruar në pamjen e saj, teksa kishte veshur një xhaket lëkure që e bënte të dukej më tërheqëse.

Mirëpo një nga komentuesit, i kishte shkruar reperes me thumbim duke iu drejtuar me fjalët: “A e bleu Petra (akuzuesja) këtë xhaketë për ty?”.

Dhe mesa duket ndaj një komenti të tillë, Loredana nuk ka mundur të rezistojë pa reaguar, teksa i është kundërpërgjigjur duke i thënë se xhaketën e ka blerë nga fitimet e klikimeve në Spotify, që ai dhe të tjerët kanë klikuar për këngët e saj.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Të njëjtin koment dhe kundërpërgjigje, Loredana e ka ri-shpërndarë në InstaStory duke shkruar: “Faleminderit juve që jam këtu ku jam, Louis, Gucci, vetura, ora…j i bëtë të mundur për mua”.

Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet edhe të ndjekësve të tjerë, disa prej të cilëve e kanë përkrahur rap-artisten, por ka edhe nga ata që nuk janë pajtuar me atë që ajo thotë. /Telegrafi/

Exit mobile version