Reperja Loredana Zefi, ka qenë një emër shumë i diskutuar në media këtë vit.
Përveç projekteve të shumta muzikore, ajo ka qenë e përfolur edhe për një skandal me një çift zviceran, të cilët hodhën akuza kundrejt saj për mashtrim dhe zhvatje parash.
Sido që të jetë, reperja duket se e ka marrë mjaft mirë veten dhe po vazhdon të mos ndalet së punuari në muzikë.
Së fundmi, ajo promovoi albumin e saj më të ri “King Lori” me plot këngë të reja për tregun gjerman.
Në një mbrëmje të organizuar me plot miq e familjarë, Loredana e promovoi këtë album, ndërsa ka bërë një shkrim emocional së fundmi në Instagram, drejtuar fansave të saj.
Ndër të tjerash, reperja nga Ferizaj cek se ky vit nuk ka qenë fare i lehtë për të, por që e ka marrë veten dhe në fytyrën e saj ka vetëm buzëqeshje.
“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’ju falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar Loredana në gjuhën gjermane, në mbishkrimin e një videoje të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/