Telegrafi

Loredana izolohet për shkak të coronavirusit, publikon video në shoqërinë e reperit Zuna

Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

Rep-artistja Loredana Zefi u bë sërish kryetemë në faqet rozë, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku pretendohej se ndodhej ajo me reperin Zuna.

Pas kësaj, u aludua se dyshja mund edhe të ketë nisur një romancë, pasi që Zuna po i qëndron pranë në kohët e fundit.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga dyshja. Ndërkaq, gjithë mllefin e thashethemeve ndaj saj, Loredana e ka shprehur në këngën e saj të fundit, “Angst”, duke thënë se nuk ka asgjë mes saj dhe reperit i cili shihet në videon e publikuar.

(Foto: InstaStory/loredana)

Në këtë kohë, ata po kalojnë kohë së bashku të izoluar për shkak të coronavirusit, ndërkohë që nuk kanë munguar shakatë në xhirimet e postuara.

Lexo po ashtu Në rrjetet sociale shpërndahet një video e një çifti duke u puthur, ku dyshohet të jenë Loredana dhe Zuna

Kujtojmë që Loredana ka qenë e martuar me reperin Mozzik, me të cilin u bënë prindër të një vajze. /Telegrafi/