Rep-artistja Loredana Zefi u bë sërish kryetemë në faqet rozë, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video, ku pretendohej se ndodhej ajo me reperin Zuna.
Pas kësaj, u aludua se dyshja mund edhe të ketë nisur një romancë, pasi që Zuna po i qëndron pranë në kohët e fundit.
Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga dyshja. Ndërkaq, gjithë mllefin e thashethemeve ndaj saj, Loredana e ka shprehur në këngën e saj të fundit, “Angst”, duke thënë se nuk ka asgjë mes saj dhe reperit i cili shihet në videon e publikuar.
Në këtë kohë, ata po kalojnë kohë së bashku të izoluar për shkak të coronavirusit, ndërkohë që nuk kanë munguar shakatë në xhirimet e postuara.
Kujtojmë që Loredana ka qenë e martuar me reperin Mozzik, me të cilin u bënë prindër të një vajze. /Telegrafi/