Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, viteve të fundit ka qenë mjaft e pranishme në faqet rozë.
Në maj të vitit të kaluar, këngëtarja bëri bujë të madhe në media, pasi thuhej se ajo dhe i vëllai i saj i kanë marrë rreth 900 mijë franga në total 52-vjeçares Petra Z, dhe bashkëshortit të saj, Hans, 53-vjeçar.
Gazeta zvicerane 20 minuten ndërkohë ka vazhduar me raportimet duke shkruar se pjesë e këtij skandali ishin edhe familjarë të tjerë të Loredanës.
Megjithatë, pas një viti duket se raportet mes Lorit dhe Petra Z janë rregulluar dhe se të njëjtat kanë arritur një marrëveshje.
Kjo pasi së fundmi, biondja ka ndarë në rrjetet sociale një video-bisedë që duket se u realizua më 1 shtator.
“01.09.2020”, ka shkruar artistja shqiptare.
Ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë, në vazhdim presim të shohim se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Nga ana tjetër. Petra Z. muajin e kaluar ishte pjesë e një shkrimi, ku thuhej se për shkak të Loredanës nuk mund të paguante funeralin e nënës së saj. /Telegrafi/