E shumëpërfolura, rap-artistja Loredana Zefi, ka mbajtur të premten një konferencë të hapur për media në “Hotel Emerald”, në prishtinë.
E shoqëruar nga avokati i saj, Tomë Gashi, partneri Mozzik dhe avokati tjetër, Artan Sadiku, Loredana ka mohuar akuzat që i janë bërë nga çifti zviceran për zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.
Në bisedë e sipër, Loredana pati një moment nervozizmi, teksa u ngrit në këmbë për të replikuar me një nga gazetarët.
Në momentin e acarimit, rap-artistja nga Ferizaji ka rrëfyer se si mediat zvicerane janë ato që nuk e kanë përkrahur aspak në karrierën e saj.
Tutje, Loredana thotë se karrierën e ka ndërtuar në Gjermani, atje ku edhe ka gjetur mbështetjen nga mediat, ndryshe nga ato zvicerane të cilat sipas saj kujdesen që të shkruajnë për jetën e saj luksoze dhe skandalet, por aspak për karrierën.
Megjithatë, Loredana ka thënë edhe se marrja në pyetje nga autoritetet zvicerane është bërë në qetësi, duke deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka takuar policë më të butë. /Telegrafi/