Telegrafi

Loredana vizaton në trup tatuazhin gjigant kushtuar së bijës

Loredana Zefi ishte muajt e fundit një ndër këngëtaret më të përfolura të shoubizit shqiptar.

Këngëtarja tash e sa muaj është nën hetime shkaku i disa akuzave për mashtrim të një çifti zviceran, i cili pretendon se janë dëmtuar për qindra mijëra franga.

Megjithatë bukuroshja po vazhdon jetën dhe gjatë verës ka mbajtur një numër të madh të koncerteve së bashku me bashkëshortin, reperin Mozzik.

Me këtë të fundit, ajo është bërë prindër i një vogëlusheje që e kanë pagëzuar me emrin e bukur – Hana.

Dashurinë ndaj të bijës e ka shprehur edhe përmes një tatuazhi të madh teksa ka gdhendur në trup emrin e saj.

Reperja numëron disa të tillë në trupin e saj e kurrsesi nuk mund të mos kishte një që i dedikohej vogëlushes.

Ndryshe, Zefi është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/