Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop këtë vit në Gjermani.
Në bazë të statistikave që ka nxjerr “Spotify” për territorin e Gjermanisë, rezulton se Loredana është rap-artistja më e dëgjuar në shtetin gjerman sivjet.
Ajo ka lënë prapa reperët e famshëm gjermanë: Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.
Ka qenë një nga miqtë e reperes me prejardhje nga Ferizaj që ka shpërndarë këtë statistikë në InstaStory, duke etiketuar më pas Loredanën.
Edhe Loredana e lumtur për këtë sukses, e rishpërndau këtë statistikë me ndjekësit e saj në Instagram.
Kujtojmë që sukseset e Loredanës këtë vit nuk munguan edhe në Zvicër, pasi ajo rrëmbeu për të dytin vit radhazi çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards. /Telegrafi/