Site icon Telegrafi

Loredana e Mozzik sjellin video projektin e ri “Eiskalt”

Edhe një këngë e re i është bashkuar skenës sonë muzikore duke shtuar shumë sosh që kanë ardhur gjatë sezonës së verës.

Lorenda Zefi dhe Mozzik nuk po ndalen së publikuari video projekte, ku të fundit e kishin sjell para rreth një muaji.

Megjithatë gjatë orëve të para të ditës së sotme, dyshja kanë sjell një këngë të re që pritet të pëlqehet prej fansave të tyre dhe publikut

“Eiskalt (Ngrirje)” titullohet kënga e tyre më e re që e kanë shoqëruar me një video tejet të veçantë, ku shihet për mrekulli këngëtarët.

Theksojmë se biondina dëgjohet duke kënduar në gjuhën gjermane gjersa rep-artisti në gjuhën shqipe, por edhe gjermane.

Ndryshe, dyshja është duke mbajtur disa koncerte anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. /Telegrafi/

Exit mobile version