Telegrafi

Loredana: Don Shan Zefi, axha im më ka mësuar të jemi gjithmonë në rrugën e Zotit

Loredana Zefi ishte ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar duke sjell këngë të reja muzikore.

Bukuroshja ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram se xhaxhai i saj është Don Shan Zefi, Kancelar Ipeshkvor i Kishës Katolike të Kosovës.

“Don Shan Zefi dhe axha im! I cili na ka mësuar të jemi gjithmonë në rrugën e Zotit dhe që na mbush gjithmonë zemrën plot me dashuri!”, ka pohuar ajo.

Don Shan Zefi është vëllai i babait të Loredanës, i cili ndërroi jetë vetëm para pak ditëve.

Funerali i babit të këngëtares u bë gjatë ditës së djeshme, ku Loredana shprehu dhembjen e saj.

“Faleminderit baba. Jemi 10 vëllezër e motra, dhe kemi nënën më të mirë. Ne sot qëndruam te varri yt për të të dhënë lamtumirën. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë para familjes dhe kjo është ajo që unë do të bëj.”

Ndryshe, muajin e kaluar Loredana u akuzua për zhvatje dhe kërcënim të një shtetase zvicerane, por të cilën gjë e ka hedhur poshtë biondina. /Telegrafi/