Telegrafi

Loredana dhuron 150 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

Loredana (Foto: Dave Hogan/MTV/Getty Images for MTV)

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë gjatë muajit janar.

Bëhet e ditur se në emër të familjes dhe shoqërisë së saj, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ka qenë këshilltari i politikanit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur dhurimin e këtij fondi nga reperja ferizajase.

Loredana (F9to: Gareth Cattermole – MTV/Getty Images for MTV)

Këtë dhurim ajo e ka bërë për fondacionin “Behgjet Pacolli”, i cili do të adresojë shumë në ndihmë të të prekurve nga vërshimet.

Lexo po ashtu Mozzik ndan 20 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin ‘Behgjet Pacolli’ për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai në InstaStory.

Foto: Naim Murseli/InstaStory

Përndryshe, edhe ish-partneri i saj reperi Mozzik ka dhuruar për po të njëjtin rast 20 mijë euro nga xhepi i tij. /Telegrafi/