Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë gjatë muajit janar.
Bëhet e ditur se në emër të familjes dhe shoqërisë së saj, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me një shumë prej 150 mijë eurosh.
Ka qenë këshilltari i politikanit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur dhurimin e këtij fondi nga reperja ferizajase.
Këtë dhurim ajo e ka bërë për fondacionin “Behgjet Pacolli”, i cili do të adresojë shumë në ndihmë të të prekurve nga vërshimet.
“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin ‘Behgjet Pacolli’ për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai në InstaStory.
Përndryshe, edhe ish-partneri i saj reperi Mozzik ka dhuruar për po të njëjtin rast 20 mijë euro nga xhepi i tij. /Telegrafi/