Site icon Telegrafi

Loredana dhe reperi gjerman, Bonez MC reagojnë për herë të parë pasi u tha se janë në lidhje

Kohëve të fundit, reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, është kthyer në një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Mozzik, biondja është komentuar për një romancë me reperin gjerman, Bonez.

Madje, edhe mediat e huaja aluduan në një lidhje të tyre, duke bërë shkrime nga më të ndryshmet.

Por, të njëjtit kanë vendosur të thyejnë heshtjen, gjersa i hedhin poshtë të gjitha thashethemet për këtë lidhje.

Lexo po ashtu Loredana me shkrim prekës në njëvjetorin e vajzës: Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund ta imagjinoja ndonjëherë

Në një fotografi të publikuar nga reperi Bonez në llogarinë e tij personale, Instagram, ku shihet krah Loredanës, ai shkruan: “Thashetheme. I dua”.

Nuk ka munguar as komenti i këngëtares, e cila ka shkruar: “Edhe unë i dua”.

Loredana dhe Bonez reagojnë për thashethemet rreth lidhjes së tyre (Foto: Instagram)

Me pak fjalë, ky postim lë të kuptohet se nuk ka asnjë lidhje më shumë mes tyre dhe se Lori akoma është nënë ‘single’.

Në anën tjetër, Loredana dhe Mozzik u ndanë para disa muajve, ku momentalisht ajo që i bashkon është vajza e tyre, Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version