Telegrafi

Loredana dhe Mero publikojnë këngën e re “Kein Plan”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Kein Plan” mban titullin kënga e saj e re në gjuhën gjermane, ndërsa e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri gjerman, Mero.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ku për videon është përkujdesur ‘Fati Media Group GmbH’.

Loredana Zefi dhe Mero në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ndërkohë që miksimin e kësaj kënge e ka realizuar Lex Barkey.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube dhe besohet që do të mirëpritet nga publiku.

Ndryshe, Lori ka qenë mjaft e përfolur gjatë kësaj kohe pasi thuhet se martesa e saj me Mozzik është në krizë dhe dyshja po jetojnë ndaras. /Telegrafi/