Telegrafi

Loredana detyrohet të anulojë turneun e saj muzikor, thotë se këtë kohë do qëndrojë më shumë me familjen

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Për shkak të përhapjes së coronavirusit në mbarë botën, shumë prej artistëve janë detyruar të anulojnë koncertet e tyre, në mënyrë që njerëzit të largohen sa më shumë prej turmave.

E përfshirë në këtë së fundmi është edhe reperja nga Ferizaji e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi.

Ndonëse turneu i saj muzikor do fillonte në mars, të njëjtës i është dashur të anulojë dhe përmes një shkrimi të ndarë në Instagram tregon se këtë kohë do qëndrojë më shumë me familjen e saj.

 

“Përshëndetje të gjithëve për fat të keq turneu im u anulua plotësisht për shkak të coronavirusit. Ju jeni duke punuar me kompaninë e sigurimeve për të marrë të gjitha paratë tuaja mbrapa, unë jam tepër e zhgënjyer. Ky ishte menduar të ishte turneu im i parë. Unë po punoja si e çmendur në këtë turne. Unë do të mbështes financiarisht të gjithë në ekipin tim sa më shumë që të jetë e mundur ne jemi një familje”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

“Ndonjëherë me të vërtetë ndjehem sikur jam e pafat. Por atëherë e kuptoj se përkundër të gjitha uljeve dhe ngritjeve nuk jam kurrë vetëm. Fansat e mi janë familja ime dhe nuk do të më lëshoni kurrë dhe as nuk do ta bëj këtë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Tani do të kaloj kohë me familjen time dhe do të mbështes nënën time sa më shumë që të jetë e mundur. Unë mund t’ju them nga përvoja, madje edhe periudhat e vështira kalojnë. Unë do t’ju kontaktoj sa më shpejt që të mund të fillojmë një turne të ri”, ka shkruar ndër tjerash 24-vjeçarja.

Lori aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit dhe njëherësh më të ri “Angst”, në të cilin flet për ish-partnerin Mozzik, duke thënë se do e respektojë gjithmonë pasi është babai i vajzës së saj. /Telegrafi/