Telegrafi

Loredana bëhet kaçurrele, komentohet për të mirë paraqitja e saj

Loredana Zefi Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, është ndër më komentuarat viteve të fundit në estradën shqiptare.

Përkundër aludimeve për jetën personale, nuk e ka ndaluar atë që të punojë edhe më shumë në karrierë.

Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë disa imazhe mjaft atraktive.

Pasi që u bë brune, kësaj radhe Lori zgjodhi të bëhet kaçurrele, duke i shtuar dukjes edhe makijazh profesional.

Për veshje ajo vendosi një bluzë të bardhë, ndërsa mbi të një kroset të zi, që i shkonin tejet shumë me njëra tjetrën.

Në lokacionin e postimit, bukuroshja ka bërë të ditur se tashmë gjendet në Berlin të Gjermanisë.

Ndërkohë, “Hein Hunger” mbetet hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361. /Telegrafi/