Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka befasuar me një postim të bërë së fundmi në rrjete sociale.
Artistja, e cila numëron mbi 2.9 milionë ndjekës vetëm në Instagram, me postimin e radhës ka lënë të nënkuptohet se është bërë nënë për herë të dytë – ndonëse nuk ka zbuluar më shumë.
Pavarësisht aludimeve të shumta që janë bërë prej kohësh, biondja ka ndarë një imazh me një foshnjë duke e mbajtur në krahë.
Ndërkohë që i njëjti postim është shpërndarë në InstaStory edhe nga partneri i saj, reperi Mozzik.
Sidoqoftë, me këtë kanë bërë kuriozë fansat duke menduar se Lori dhe Mozzik u bënë prindër sërish.
E njëjta javë më parë publikoi një palë këpucë të vogla të markës ‘Fendi’ me shkrimin se ‘dëshiron një tjetër fëmijë”.
Ata gjithashtu janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2018. /Telegrafi/