Ka kohë që po qarkullojnë zëra se reperi shqiptar së shpejti do të bëhet prindër i një fëmije.
Bëhet fjalë për Mozzikun, i cili është në lidhje dashurie vitet të fundit me bukuroshen Loredana Zefi.
Megjithatë, gjithnjë e më tepër po raportohet se dyshja së shpejti do të shtohen me një anëtar të ri të familjes.
Së fundi, biondina e rritur në shtetin gjerman ka publikuar një mesazh mjaft domethënës në llogarinë personale në Instagram.
Ajo tërthorazi bënë të ditur se është duke pritur të bëhet nënë e një fëmije, gjinia e të cilit është femër.
“Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë”, ka shkruar në gjuhën gjermane Loredana.
Ndryshe, Mozzik ka paralajmëruar se do të mbajë një numër të madh të koncerteve gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/