Site icon Telegrafi

Loredana uron Zunën: Urime ditëlindjen, ti shpirt i pastër

Loredana dhe Zuna (Foto: Instagram)

Rep-artistët Loredana Zefi dhe Zuna duket se po kalojnë kohë të bukura të bashku. Kështu të paktën kuptohet nga publikimi i imazheve, në të cilat shumicën e kohës shihen pranë njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar spekulime se dyshja kanë filluar lidhje dashurie.

Për një kohë të gjatë në botën e shoubizit janë shpërndarë fotografi dhe video të ndryshme që pretendonin se Loredana dhe Zuna janë në romancë, por ata nuk kanë pohuar diçka të tillë.

Sidoqoftë, ditën e sotme (e diel), reperi Zuna feston ditëlindjen e tij të 26- të, ndërsa Loredana ka ardhur me një urim special.

 

Krijuesja e hitit “Sonnenbrille” përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka uruar reperin, ku shihen së bashku duke buzëqeshur.

“Gjithë të mirat për ditëlindje, ti shpirt i pastër”, ka shkruar Loredana në publikimin e postuar në InstaStory

Loredana dhe Zuna (Foto: Instagram)

“Marijuana” është projekti i fundit i tyre i publikuar para një muaji, i bashkangjitur me video të fansave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version