Lorde publikoi këngën e saj të re “Mood Ring” të martën, së bashku me një videoklip shoqërues që e shfaq fituesen e Grammy-t duke u karakterizuar si një obsesive e markës Goopy, duke ndërruar kaçurrelat e saj të zakonshme zeshkane me një paruke bionde platini.
“Unë pësova diçka si një transformi për këtë video sepse kënga është satirike”, u tha këngëtarja 24-vjeçare fansave gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt para premierës së klipit.
“Unë po shkruaja nga perspektiva e një personazhi që nuk jam unë, edhe pse ndonjëherë kam ndarë disa nga tiparet e saj. Ajo është shumë e lezetshme, i dua emocionet e saj”.
BLONDE LORDE IM GOING CRAZY pic.twitter.com/GrheYLSEsG
— omi (@lordeislord_) August 17, 2021
Në video, Lorde dhe një grup miqsh miq formojnë një rreth lutjeje në një tendë të ndriçuar nga dielli, duke medituar ndërsa janë të veshur me veshje saten të gjelbër mente.
Albumi i tretë në studio i Lorde, “Solar Power”, del (nesër) e premte, 20 Gusht. “Mood Ring” shënon këngën e tretë të Lorde, pas “Stoned at the Nail Salon” dhe “Solar Power”. /Telegrafi/