Jennifer Lopez ka udhëtuar në Miami për të qëndruar me të dashurin e saj të ri, Alex Rodriguez – bën të ditur Us Weekly.
“Ajo ka shkuar në Miami të takohet me të”, ka thënë një burim i afërt me 47-vjeçeren.
Ka vetëm dy javë që po spekulohet për lidhjen e re të aktores dhe këngëtares me ish-lojtarin e bejsbollit.
Rodriguez është baba i dy vajzave (12 dhe tetëvjeçare), ndërsa edhe Lopez ka dy fëmijë binjakë.
Lidhja e saj e re vjen jo shumë kohë pas ndarjes nga reperi Drake. /Telegrafi/