Telegrafi

Lopez tregon si bëhet selfie, duket për mrekulli (Foto)

Trendi i ‘selfieve’ vazhdon të jetë përditshmëri edhe e yjeve të njohura të skenës dhe ekranit.

Madje e kanë perfeksionuar aq shumë realizimin e autoportreteve fotografike, saqë konkurrenca për imazhin më të bukur është shumë e madhe.

Lexo po ashtu As Ronaldo nuk u reziston linjave të J.Lo, ia pëlqen fotografinë sapo e përfundon ndeshjen (Foto)

Nuk ka dyshim se Jennifer Lopez është ndër bukuroshet që dinë si të bëjnë një selfie joshës.

Selfie ka marrë gjysmë milioni pëlqime

Këngëtarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale të realizuar nga vet ajo, në të cilën duket për mrekulli.

47-vjeçarja e ka të zbuluar pjesën mbi gjoks, ndërsa në qafë ka një varëse të shndritshme argjendi

Flokët i ka të hedhura pas, ashtu që J.Lo duket mahnitëse në pozën joshëse para kamerës. /Telegrafi/