Trendi i ‘selfieve’ vazhdon të jetë përditshmëri edhe e yjeve të njohura të skenës dhe ekranit.
Madje e kanë perfeksionuar aq shumë realizimin e autoportreteve fotografike, saqë konkurrenca për imazhin më të bukur është shumë e madhe.
Nuk ka dyshim se Jennifer Lopez është ndër bukuroshet që dinë si të bëjnë një selfie joshës.
Këngëtarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale të realizuar nga vet ajo, në të cilën duket për mrekulli.
47-vjeçarja e ka të zbuluar pjesën mbi gjoks, ndërsa në qafë ka një varëse të shndritshme argjendi
Flokët i ka të hedhura pas, ashtu që J.Lo duket mahnitëse në pozën joshëse para kamerës. /Telegrafi/