Telegrafi

Lopez: Reali, dhuratë nga Zoti

 Lopez erdhi te Reali për të zëvëndësuar Iker Casillasin e lënduar, ndërsa thotë se po kënaqet me secilin minut me klubin e ri.

“Secilin minut që e luaj për Real Madridin e konsideroj si dhuratë nga Zoti. Askush prej nesh nuk ka menduar se do të mbaj këtë stemë në gjoks. Ne duhet që të rindërtojmë besimin. Me rëndësi është fitorja ndaj Rayos. Ne luajmë për fitore”, ka thënë Lopez. /Telegrafi/