Si duket Jennifer Lopez nuk po i heton vitet që po kalojnë.
45 vjeçarja e cila është anëtare e jurisë në American Idol tha se vitet kalojnë, kurse unë çdoherë po ndihem më mirë.
“Në fillim kur i hynë këtij biznesi të shkon nëpër mend ideja se gjithçka do të përfundojë kur të arrish një moshë të caktuar dhe nuk do të jesh më e dobishme. Mirëpo e kam kuptuar se sa më shumë vjet që kalojnë, aq më e mirë e më me eksperiencë bëhem dhe kam shumë për të dhënë rreth punës time” ka thënë Lopez.
Jennifer Lopez sapo ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë muzikore “Epic”. /Telegrafi/