Telegrafi

Lopez ishte ëndrra e Alex Rodriguez që në vitet e nëntëdhjeta

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Jennifer Lopez tash e një kohë po e shijon romancën e saj me ish – bejsbollistin Alex Rodriguez.

Ata gjithashtu kanë planifikuar edhe një martesë të vogël, mirëpo duket se dashuria e tyre ka lindur qysh para shumë viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Mirëpo, Alex e paska ëndërruar aktoren amerikane para më shumë se dy dekadash.

 

Në videon e publikuar nga Alex, sportisti shfaqet në moshë të re, kur ishte 23 vjeçar. Në një intervistë ai pyetet se cila është femra e ëndrrave me të cilën do të donte të lidhej: “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”.

49-vjeçarja para një muaji është fejuar me ish-bejsbollistin Rodriguez dhe pranoi se dëshiron “të plaket me të”.

Kujtojmë që Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017. /Telegrafi/