Telegrafi

Lopetegui: Unitedi ka një rrugë të jashtëzakonshme përpara, Sevilla e dëshiron trofeun e Ligës së Evropës

Julen Lopetegui (Foto: Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images/Guliver)

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui, parashikon që Manchester Unitedi do të ketë një të ardhme të jashtëzakonshme, ndërkohë që beson se skuadra e tij e meritoi kualifikimin në finale të Ligës së Evropës.

Andulizianët fituan me rezultat 2-1 kundër Djajve të Kuq të dielën mbrëma, ashtu që do ta kërkojnë trofeun e gjashtë të garës së dytë evropiane për nga rëndësia.

Lopetegui konsideron se Unitedi është në rrugën e duhur dhe në sezonet në vijim do të arrijë suksese të mëdha.

(Foto: Ina Fassbender/Pool via Getty Images/Guliver)

“Manchester Unitedi ka qenë skuadra më e mirë në Angli që nga rikthimi prej izolimit, ata kanë një rrugë të jashtëzakonshme para vetes. Janë të pakta skuadrat që e kanë lojën qendrore si Unitedi”.

Lexo po ashtu Sevilla vazhdon traditën, kalon në finalen e Ligës së Evropës në fitoren ndaj Unitedit

“Jam shumë i lumtur për djemtë, tifozët (e Sevillas)… ishte një skuadër e vështirë ndaj të cilës luajtëm dhe ata e merituan shpërblimin. E kemi arritur dhe tash do të pushojmë. Kur arrin në finale, ajo që dëshiron është fitorja”, ka deklaruar Lopetegui për Movistar.

Në finalen e të premtes, Sevilla do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut, të cilët përballen sonte (e hënë). /Telegrafi/


Mendoni se Sevilla mund të fitojë këtë sezon të Ligës së Evropës, na tregoni se kush është favoriti juaj?