Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui këmbëngul se klubi mund të funksionojë edhe pa Cristiano Ronaldon.
Vetëm disa ditë pasi u emërua trajner i madrilenëve, Lopetegui ishte dëshmitar i shitjes së portugezit te Juventusi.
“Kur nënshkrova me Madridin, ai ende i përkiste këtij klubi, por pak pasi tha se do të dëshironte të largohej, ai këtë e bëri dhe u largua”.
“Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Real Madridit dhe trashëgimia që la është e jashtëzakonshme, por madhështia e klubit është mbi çdo gjë dhe gjithkush. Si trajner, sfida e rikomponimit të ekipit pas largimit të një lojtari si Cristiano është shumë e mirë”, tha spanjolli
Lopetegui ka deklaruar se këtë sezon do të mbështetet Gareth Bale, i cili pritet të dal prej hijes së CR7.
“Ne jemi të bindur se Gareth do të na japë versionin e tij më të mirë këtë sezon. Ai është i kënaqur që qëndroi në Real Madrid”, tha 51-vjeçari.
Theksojmë se Los Blancos gjatë ditës së shtune do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Juventusin në kuadër të International Champions Cup, ku Ronaldo do të jetë vetëm shikues. /Telegrafi/