Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Julen Lopetegui, raportohet se i është bashkuar listës për zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit Eusebio Di Francesco.
Karrigia e trajnerit italian të Romës po lënkundet pas rezultateve jo të mira në këtë sezon deri më tani.
Sipas mediumit italian Il Tempo, Roma po konsideron zëvendësuesit e Di Francescos në stolin e klubit kryeqytetas.
Lëkundja e karriges së trajnerit italian erdhi pas rezultateve zhgënjyese në Serie A dhe humbjes nga Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.
Gazeta italiane ka filluar të eksplorojë emrat që lidhen me stolin Gialloross dhe tani thuhet se ka një emër të ri.
Është ai i spanjolli Lupetegui, i cili ka përfunduar në listën e Romës pasi është trajner i lirë pas largimit nga Real Madridi.
Trajneri bask udhëhoqi Spanjën deri në kualifikimin e Kupës së Botës 2018, por mori detyrën e trajnerit të Real Madridit para fillimit të turneut dhe u shkarkua gjatë tetorit.
Përveç Lopeteguit, Roma po lidhet edhe me trajnerë tjerë si Paulo Sousa, Vincenzo Montella dhe ‘ëndrra’ Antonio Conte. /Telegrafi/