Telegrafi

Lopetegui i lumtur me fitoren e parë sezonale në La Liga

Julen Lopetegui para ndeshjes mes Real Madridit dhe Getafe CF (Foto: Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, e ka filluar me fitore aventurën e tij në La Liga me Los Blancos.

Skuadra e tij fitoi me rezultat 2-0 ndaj Getafes dhe spanjolli është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Kemi arritur të menaxhojmë një skuadër të mirë, kemi shënua dy gola dhe krijuar shumë shanse”.

Lexo po ashtu Real 2-0 Getafe: Notat e lojtarëve, Carvajal më i miri

“Çdo skuadër ka vend për përmirësime, por ne jemi të lumtur. Kemi sulmuar mirë me topin”.

“Jam i kënaqur me lojën dhe sjelljen e lojtarëve. Duhet të jemi skuadra që sulmojmë dhe mbrohemi mirë. Është e vetmja mënyrë që të fitojmë La Ligan”.

“Si trajner dua të marr sa më shumë që është e mundur nga skuadra. Varet nga ne. Jemi të kënaqur që ky grup i lojtarëve është bërë një skuadër e mirë”, ka thënë Lopetegui.

Golat në këtë takim për Realin i shënuan Dani Carvajal dhe Gareth Bale. /Telegrafi/