Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se i duhet kohë, por është trajner në një klub të madhe dh aty nuk pritet për të fituar.
Ish-trajneri i Spanjës në një intervistë për UEFA-n ka folur për ndeshjen e Superkupës Evropiane që e zhvillojnë kundër Atletico Madridit.
“Nuk ka presion sepse është kundër Atletico Madridit, është një finale dhe një trofe, që do të thotë ne do të japim gjithçka, jemi të detyruar të fitojmë gjithçka”.
“Klubi na jep atë që na nevojitet në mënyrë që të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë. kështu ne jemi të privilegjuar “.
Lopetegui shpjegoi se cili është qëllimi i tij për këtë sezon.
“Do të përpiqemi të jemi një ekip i mirë, të bëjmë mirë kolektivisht dhe individualisht, por për të mirën kolektive”, ka thënë Lopetegui.
Trajneri spanjoll ka ardhur si zëvendësim i Zinedine Zidanes, që u largua, pasi e fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/