Telegrafi

Lopetegui: Interi është skuadër e kompletuar, do të luajmë me përulësi dhe respekt

Julen Lopetegui (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui, e ka lëvduar skuadrën e Interit dhe Antonio Conten para ndeshjes finale të Ligës së Evropës.

Fituesi i garës së dytë evropiane do të shpallet të premten mbrëma, kur ndeshen andaluzianët dhe Nerazzurrët në RheinEnergieStadion të Kolnit.

Në konferencën për shtyp, Lopetegui ka thënë se të zgjedhurit e tij do t’i qasen finales me përulësi dhe respekt.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Interi është skuadër shumë e kompletuar, njësoj sikur të gjitha skuadrat e Antonio Contes. Ata kanë shumë aftësi në sulm dhe mund të ngushtohen në mbrojtje, duke ofruar pak raste”.

Lexo po ashtu Conte: Historia i mban mend vetëm fituesit

“Do t’i qasemi njësoj si gjithmonë, duke u përpjekur të jemi solid dhe mbështetës. Do të hyjmë në lojë me përulësi dhe respekt. Jemi të vetëdijshëm që secili detaj është i rëndësishëm”.

“Duhet të jemi të përqendruar dike arritur që ta kuptojmë lojën”, ka deklaruar trajneri i Sevillas duke shtuar se Conte është trajner i shkëlqyer dhe imponon mentalitetin e tij në secilin ekip që drejton. /Telegrafi/