Telegrafi

Lopetegui i entuziazmuar me francezin: Kush ka thënë se Benzema nuk mund t’i shënoj 40 gola?

TALLINN, ESTONIA - AUGUST 15: Karim Benzema of Real Madrid celebrates with teammates after he scores his sides first goal during the UEFA Super Cup between Real Madrid and Atletico Madrid at Lillekula Stadium on August 15, 2018 in Tallinn, Estonia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Real Madridi e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri në La Liga.

Kampionët e Evropës kanë marrë maksimumin e pikëve pas tri ndeshjeve dhe janë të parët në tabelë.

Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë shkëlqyer në këtë fillim sezoni.

Francezi ka shënuar dy gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leganes dhe tani ka katër sosh në La Liga.

Për sulmuesin francez ka folur edhe trajneri i Realit, Julen Lopetegui.

(Getty Images)

“Kush ka thënë se Benzema nuk i shënon 40 gola? Jam i bindur se mund t’ia dalë t’i shënoj kaq gola. Benzema është një sulmues që ndihmon shumë skuadrën nuk shënon vetëm gola”, tha Lopetegui.

Trajneri i kampionëve të Evropës i entuziazmuar me francezin thotë se mund të bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga.

“Benzema tani ka katër gola dhe sigurisht se mund të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga”, tha Lopetegui.

Karim Benzema duke festuar njërin nga dy golat e shënuar ndaj Leganes (Getty Images)

Krejt në fund tekniku spanjoll tha se vendosën ta lënë si titullar portierin belg Courtois por që kjo gjë nuk është problem për Realin pasi kanë dy alternativa të mira në portë.

Ndeshjen e radhës Los Blancos do ta luajnë në udhëtim tek Athletic Bilbao. /Telegrafi/