Julen Lopetegui ka folur pas fitores së Real Madridit në shtëpi ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi fitoi ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Romës me rezultat 3-0 dhe kjo fitore e ka lumturuar tej mase trajnerin spanjoll.
“Jam i lumtur me triumfin e ekipit kundër një skuadre si Roma, të cilët ne e dinim se do ta bënin jetën të komplikuar”, ka thënë fillimisht Lopetegui pas ndeshjes.
“Ekipi luajti mirë, krijoi shanse. Unë nuk isha nervoz, thjesht i gjallë”.
“Ne e dimë se nëse nuk konkretizojmë shanset tona herët a vonë, kundërshtarët tanë mund t’i bëjnë ato”.
“Ekipi pati një ndeshje të shkëlqyer dhe meritonte tre pikë”.
“Mariano erdhi më vonë, shansi i tij erdhi dhe ai e konkretizoi atë. Luka kishte një lojë shumë të mirë. Ai nuk ka shënuar por vrapoi në të gjithë fushën”.
“Sezoni është shumë i gjatë dhe ne do të kemi nevojë për të gjithë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/