80 lopët në fermën Wapse janë duke u trajtuar me masazhe dhe mbulesa komforte derisa tjerat kanë pasur fat edhe të shtrihen në krevate me ujë.
Sipas gazetës The Sun, fermerja Nancy Vermeer ka thënë se: "Lopët duhet të janë të lumtura. E po që se nuk janë ato edhe nuk do të japin qumësht”.
"Lopët tona dikur shtriheshin në beton por tani ato kanë shtroja të punuara nga goma e butë dhe mbulesë tallashi të cilin e preferojnë.
"Kemi edhe krevati prej uji por ata dinë të kushtojnë shumë shtrenjtë”, ka shtuar Nancy.
"Nëse një person nuk është në qejf frymëmarrja mund të mbajë shije të keqe, prandaj personalisht besoj se mund ta ndjeni dallimin në qumësht nëse një lopë është e lumtur. Ka shije më të ëmbël", ka përfunduar ajo
Ferma e Nancyt furnizon me qumësht prodhuesin e akulloreve “Ben and Jerry’s” të cilët edhe kanë ardhur me iniciativën për këtë ide.
Bashkëthemeluesi i kompanisë së akulloreve “Ben & Jerry’s”, Jerry Greenfield ka thënë se: "Lopët të cilat komfort jetësor janë lopë të lumtura".