Telegrafi

Lopët pushtojnë stacionin e trenit, anulohen udhëtimet e planifikuara (Foto)

Në një stacion trenash në Kent të Anglisë, janë anuluar udhëtimet e planifikuara, shkaku i lopëve që kishin mbushur platformën.

Udhëtarët nuk kanë mundur të lëvizin lirshëm, shkaku i afro 60 lopëve që nuk dihet se prej nga erdhën, transmeton Telegrafi.

Stacioni i trenit mbushet papritmas me bagëti

“Askush nuk dinte se si t’i drejtonte kafshët dhe ato qëndruan aty, duke bllokuar qarkullimin normal”, ka thënë një dëshmitar.

Madje, njëra prej lopëve kishte rrëshqitur nga platforma dhe kishte rënë në binarë, por është ngritur sërish pasi është ndihmuar nga dy të pranishëm.

Pas një kohe të konsiderueshme, lopët janë larguar pa shkaktuar ndonjë aksident apo dëmtim. /Telegrafi/