Telegrafi

Lopët para Qeverisë e Kuvendit (Foto)

Për t’i shprehur pakënaqësitë dhe kresat e tyre ndaj Qeverisë qumështarët përveç makinave dhe punëtorëve në “shehër” kishin marrë edhe lopët e tyre.

Madje lopët kanë defiluar qëndresë së Prishtinës, deri te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Ramadan Memaj, nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, gjatë protestës së zhvilluar para Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se produktet e vajit të yndyrës që po sillen në Kosovë nga vendet tjera, janë si pasojë e dëshirës së dikujt dhe jo se po i plotësojnë kriteret e nevojshme.

Sipas tij, shteti i Kosovës po mbyll sytë përballë këtyre produkteve, duke thënë se gjithçka është nën kontroll.

“Në vendin tonë hyjnë pa kritere, me mijëra tonelata produkte të vajit të yndyrës. Mbrojtja e jetës së qytetarëve është e shenjtë, mbrojtja e prodhuesve vendore është e shenjtë. Këto produkte po i mbysin prodhimet vendore dhe konkurrencën e lirë”, ka thënë Memaj.

Ai më tutje ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta nëse ato janë të nevojshme. “Herën tjetër përveç prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, do të marrin pjesë edhe ata që janë te prekur direkt nga këto produkte – qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/