Telegrafi

Lopët kishin qenë të mbyllura për gjashtë muaj, në momentin që u liruan, ofruan spektakël (Video)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja ku duken disa kafshë në një fermë në Holandë shihen disa pamje vërtetë interesante.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa kafshë të cilat kishin qenë të mbyllura për një kohë të gjatë.

Kjo pasi që, pavarësisht nga numri i madh i kullotave të përshtatshme për mbarështimin e bagëtive në atë vend, në dimër, pamja është krejtësisht e ndryshme dhe kafshët janë të detyruar të mbahen në objekte të mbyllura.

Dhe momenti kur lopët e mbyllura në stalla kthehen në bar të gjelbër është bërë shumë popullor në një pjesë të këtij vendi.

Kështu, siç bëhet e ditur, në ngjarje të tilla, grupe të mëdha njerëzish mblidhen për t’i parë derisa ato dalin, rrjedhimisht edhe reagimin e tyre. /Telegrafi/