Telegrafi

Lopët e pagëzuara japin më shumë qumësht

Hulumtimi ka përfshirë 516 fermerë nga të gjitha rajonet e Britanisë së Madhe, derisa ai ka dëshmuar se ata, të cilët lopët e tyre i pagëzojnë, në vit fitojnë 54 litra më shumë qumësht për dallim nga fermerët të cilët nuk mundohen që t’i individualizojnë kafshët e tyre.

Denis Gib, i cili së bashku më vëllain e tij udhëheq një fermë afër qytetit të Newcastlet, beson se është e “domethënies vendimtare” që secila lopë të trajtohet si e vetme, me personalitet të vet.

"Ato nuk janë vetëm mjet yni nga i cili jetojmë, ato janë pjesë e familjes", ka thënë Gib.

"Ne këtu i duam kafshët tona dhe secila prej tyre ka emër. Kur flasim për to përgjithësisht, ne i quajmë ‘zonjat tona’, por e njohim secilën vetëm për vetëm dhe secila ka personalitetin e vet", ka përfunduar fermeri Gib.