Telegrafi

Lopa ngujon kokën në lavatriçe

Kafshën me kokë të ngujuar e kanë gjetur në qytetin Cornwall, dhe më pas me treqind mundime e kanë liruar pjesëtarët e Shoqërisë mbretërore për ndalimin e dhunës ndaj kafshëve (RSPCA), dhe për fat, është nxjerrë pa lëndime.

Kjo shoqatë ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve se ku i lënë pajisjet e vjetra sepse ato janë rrezik i madh për kafshët.

"Kjo është një ndër aksionet më të pazakonta që kemi pasur gjatë shpëtimit të kafshëve", ka thënë Jo Barr nga shoqata RSPCA. "Lopët e reja janë bukur kureshtare dhe kjo sigurisht ka menduar se në kazan do të mund të gjej ndonjë copë ushqim".