Një lopë është shpëtuar sot pasi ka ngecur në katin e dytë të një objekti të pashfrytëzuar, që gjendet në kodrën e Goleshit, në fshatin Harilaq të Fushë-Kosovës.
Qytetari Imer Islami ka publikuar një video në të cilën shihet momenti kur lopa zbritet në tokë përmes një krani.
Click Channel mëson se komuna e ka angazhuar qytetarin Bislim Islami dhe ia ka hequr shpenzimet, që me kamionin e tij ai ta shpëtojë këtë lopë.
https://www.youtube.com/watch?v=hIzc9jxZyO4