Rafal Kowalczyk për tre muaj me radhë, është duke e përcjellë lopën që i është bashkuar një tufe bizonësh në malin Bialowieza të Polonisë.
Kafsha e butë që besohet të ketë ikur nga ferma, është pranuar nga grupi, ndërsa ka gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
“Megjithëse ndonjëherë e shohim në skaj të tufës, mund të thuhet se është adoptuar me ta dhe po e ndihmojnë të sistemohet”, ka thënë Kowalczyk.
Dimri i butë që po mbretëron në ato zona dhe sasia e madhe e ushqimit në dispozicion, po i ndihmojnë të mbijetojë në natyrë, meqë është gjallesë e mësuar t’i ketë të gjitha të përgatitura. /Telegrafi/