Site icon Telegrafi

Lopa hap gardhin, heq telin e rrymës me dhëmbë – e kap në pjesën e mbuluar me plastikë për ta shmangur dridhjen

Një lopë është filmuar duke hequr me dhëmbë telin elektrik të gardhit ku po mbaheshin tufa e lopëve – duke ua mundësuar edhe të tjerave të largohen.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është “inteligjenca” e lopës, që e kap telin pikërisht në pjesën e mbuluar me plastikë – me qëllim që të shmang dridhjen nga rryma, transmeton Telegrafi.

Bariu Wylie Wood po kujdesej për lopët në Hartlant të Vermontit, kur pa njërën prej tyre duke hequr telin elektrik të gardhit.

“Kurrë nuk kam parë në jetën time një lopë duke e bërë këtë. Thjesht nuk u besoja syve të mi”, ka thënë bariu.

Ai madje pranon se lopët mund ta kenë parë se si e kishte hequr më parë rrethojën dhe mund ta kenë mbajtur në mend – në mënyrë që të shmangin dridhjen. /Telegrafi/

Exit mobile version