Telegrafi

Lopa futet brenda spitalit, sulmon pacientët kolumbianë që po prisnin në korridor

Ky është momenti shokues kur një lopë futet brenda spitalit dhe sulmon pacientët që po prisnin në korridor.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi, ku lopa iu vërsul pacientëve në spitalin San Rafael në provincën Antioquia, transmeton Telegrafi.

Në një moment lopa e përplas për muri një grua, të cilës i dalin në ndihmë të tjerët duke tërhequr pas litarin me të cilin ishte lidhur lopa.

Videoja tjetër shfaq incidentin dhe shihet lopa nga jashtë duke u futur në spital, e mediat lokale raportojnë se nga ky incident askush nuk ka pësuar lëndime serioze. /Telegrafi/